Mirënjohje dhe respekt për të gjitha vajzat, djemtë, gratë dhe burrat e Policisë së Shtetit, që përmbushin me dinjitet misionin e tyre.
Një komb është i pavarur për aq sa ka forcën të vendosë për fatin e vet dhe të mbrojë atë që ndërton. Kjo forcë kërkon institucione që qëndrojnë në këmbë dhe njerëz që dinë, munden dhe guxojnë të përmbushin detyrën.
Ndaj duhet rivendosur rendi. Rendi në rrugë, por edhe rendi i vlerave dhe i përgjegjësive: çfarë çmojmë, kujt i besojmë dhe cilin zgjedhim të shpërblejmë. Kur vlerat dhe përgjegjësitë vendosen në rendin që u takon, dialogu demokratik mund të nisë dhe të sjellë ndryshim. Ky është edhe thelbi i rritjes së pagave dhe shpërblimeve për Policinë e Shtetit.
Arsimtarët, ushtarakët e policët, mjekët e infermierët dhe zjarrfikësit duhet të jenë në krye të piramidës së pagave në administratën shtetërore. Për përgjegjësinë që mbajnë dhe për shembullin që një shoqëri zgjedh t’u japë fëmijëve të saj.
Kujdestarët e brezave dhe të parakushteve për një të ardhme më të mirë për të gjithë duhet të jenë në krye: në vlerësim, në shembull dhe në shpërblim.
Z. Rrumbullaku, keni qënë zëvendësministër i kësaj qeverie. Na thoni pak: në cilën datë u bë «narko-regjim»? Apo kalendari i së keqes filloi ditën kur mbaroi detyra juaj?
Për çdo abuzim kërkoj përgjegjësi. Por ama indinjata që ju shihni vetëm nga njëra anë është përkatësi tifozerie, sado solemnisht ta recitoni.
Mua më kundërshtoni sa të doni. Por uniformën nuk e shpall dot kriminale me një koment ❌.
Kam zgjedhur t’u dal për zot njerëzve që mbajnë shtetin në këmbë. Pres të njëjtën përgjegjësi nga dikush që ka pasur nderin t’i shërbejë.
Kam shërbyer pranë burrave dhe grave në uniformë dhe e di peshën e përgjegjësisë që mbajnë. Policët, mjekët, infermierët dhe zjarrfikësit meritojnë mbështetjen tonë për shërbimin ndaj atdheut dhe ndaj qytetarëve. Vetëpërmbajtja dhe profesionalizmi i policisë kanë qenë dhe mbeten vendimtarë për të shmangur sa më shumë lëndime dhe për të ndalur sulmet e verbra.
Kjo është thirrje për të mbrojtur ata që shërbejnë, jo për t’u mohuar zërin qytetarëve që protestojnë paqësisht. Keni të drejtë të kundërshtoni dhe të kërkoni llogari. Dhuna e të tjerëve nuk ju bën ju fajtorë. Mos lejoni që ajo t’ju rrezikojë dhe t’jua mbysë zërin.
Si deputet dhe pjesë e mazhorancës, kam përgjegjësinë jo vetëm të dëgjoj kërkesën e protestuesve, por mbi të gjitha të përballem me arsyet themelore që i kanë nxjerrë njerëzit në rrugë. Thirrja për qetësi nuk na çliron nga ky detyrim.
Kujtdo që komunikon publikisht i bëj thirrje të mos përhapë lajme të pakonfirmuara për viktima dhe as mesazhe që ushqejnë hakmarrjen.
Mbrojtja e qytetarëve, e së drejtës për protestë dhe e njerëzve në uniformë që shërbejnë në vijën e parë është e njëjta përgjegjësi publike. Sonte, nesër dhe kurdoherë duhet ta ushtrojmë me qetësi, vendosmëri dhe njerëzi.
Pirro Vengu retweeted
🏛️🇦🇱 Kuvend | Në një moment që kërkon përgjegjësi, maturi dhe reflektim, një thirrje për çdo qytetar dhe çdo force politike t’i thërrasë arsyes, të zgjedhë dialogun dhe të ruajë paqen.
Mbi çdo dallim politik, është Shqipëria dhe e ardhmja e fëmijëve tanë.
🇦🇱 82 vjet nga ai mëngjes tetori ku batalionet e Brigades XII Sulmuese hynë në qytet dhe shpallën Vlorën e lirë.
Lavdi dëshmorëve dhe nderim i përjetshëm për të gjithë ata që dhanë jetën për Atdheun!
Unë besoj se Shqipëria është e bekuar me të rinjtë që ka. Studentët e duan Shqipërinë, e duan atdheun. Nuk e djegin!
Studentët nuk kanë nevojë për suplement politik që t’i orientojë, as për kujdestarë që të flasin në emër të tyre. Ata kanë zërin, arsyet dhe të drejtën e tyre për të protestuar. Po aq sa kanë të drejtën të zgjedhin të mos protestojnë.
Shqetësimet dhe aspiratat e tyre meritojnë të dëgjohen. Por dhuna dhe vandalizmi nuk i shërbejnë asnjë kauze. Zemërimi dhe pakënaqësia nuk i përligjin. Ata që ushtrojnë dhunë verbërisht e pastaj fshihen pas studentëve, po e përdorin kauzën e tyre.
Pedagogët që kërcënojnë me ulje notash ata që nuk protestojnë, apo deputetët që kërkojnë të rishpikin veten në kurriz të dilemave dhe aspiratave legjitime të rinisë, vetëm sa e thellojnë hendekun e besimit me një brez që paragjykohet shumë dhe dëgjohet pak.
Të rinjtë meritojnë të dëgjohen dhe të vendosin vetë. Edhe kur protestojnë. Edhe kur zgjedhin të mos protestojnë.
Pirro Vengu retweeted
Another ‘Super Tuesday’ for Albania and EU enlargement! 🇪🇺🤝🇦🇱
I join with @MartaKosEU and fellow EU member states in commending @ediramaal and the Albanian government on the closure of chapter 20 on enterprise and industrial policy.
More progress to come!
Sot, në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, në kuadër të dëgjesave publike, u diskutua për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe për mënyrën se si projektet kombëtare mund t’u shërbejnë më mirë qytetarëve dhe komuniteteve përgjatë tyre.
Një nga çështjet e ngritura ishte nevoja për lidhje më të mirë të zonave të Vaqarrit, Petrelës dhe Baldushkut me Bypass-in Jugor të Tiranës dhe akset kombëtare. Mbi 10 mijë banorë, së bashku me bizneset dhe aktivitetet bujqësore e turistike të zonës, kanë nevojë për akses të sigurt dhe funksional në rrjetin kryesor rrugor. Zgjidhjet duhen vlerësuar me kujdes, duke balancuar sigurinë dhe rrjedhën e trafikut tranzit me nevojat e komuniteteve vendase.
Korridori VIII dhe projektet e tjera të infrastrukturës kritike janë pjesë e vizionit për një vend më të lidhur dhe më të zhvilluar. Dëgjesat publike janë mundësi për të dëgjuar qytetarët dhe për t’i përfshirë nevojat e tyre në përmirësimin e projekteve.
Enlargement is on the move.
Four accession conferences in sight with Montenegro, Albania, Ukraine and Moldova. Our frontrunners are delivering, and so are we.
Progress must go hand in hand with strategic alignment and respect for the rule of law.
Our security depends on both.
My doorstep ahead of the Foreign Affairs Council:
Urime Kosovës dhe Presidentes së saj të re, Justina Shiroka Pula! 🇽🇰🇦🇱
Mbarësi në detyrën e lartë, në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe të një Kosove të fortë, të sigurt e të bashkuar.
Marrëveshja që mundësoi zgjedhjen e saj është një lajm i mirë për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët. Në ditë të vështira, bashkimi rreth interesit të vendit dëshmon se je i denjë për shtetin që ke marrë përsipër të ndërtosh dhe për sakrificën e atyre që e bënë të mundur.
Liria e Kosovës u fitua me gjakun e dëshmorëve dhe luftën e UÇK-së. Përgjegjësia për ta mbrojtur e për ta forcuar shtetin e saj na takon sot të gjithëve.
Me Kosovën, në miqësi e vëllazëri, sot dhe gjithmonë.
Pirro Vengu retweeted
Three years have passed since the horror of October 7. But we must all understand that, for the families whose loved ones were murdered by the butchers of Hamas, for those whose lives were torn apart, and for the survivors carrying wounds no eye can see, that morning has never truly ended.
Earlier this year, I stood at Nova. There are places where silence speaks louder than words, and Nova is one of them. Young people from many nations had gathered there to dance, to laugh, to celebrate life, and their lives were stolen by the darkness of hatred and terror.
In Albania, we have one word that contains an entire moral code: Besa. A promise that cannot be broken.
In Europe’s darkest hour, our grandparents kept that promise by sheltering Jews from the Holocaust, risking everything to save people marked for death.
Today, that inheritance demands something of us. It demands that memory never surrender to indifference, that grief never be abandoned to loneliness, that antisemitism never again be allowed to hide behind silence, slogans or excuses, and that we remain faithful to our friends even through their darkest hours.
To every mother, father, child and family mourning today:
May the memory of your loved ones be an eternal blessing🇦🇱🙏🇮🇱
Pirro Vengu retweeted
When the devastating 2019 earthquake struck, Europe stood by Albania.
And we stand by you to this day.
EU4Schools is a moving example of this solidarity.
It rebuilt 63 schools.
Schools like Emin Duraku, which I have the pleasure of visiting today.
Lufta kundër pastrimit të parave kërkon parandalim, institucione funksionale dhe rezultate konkrete në mbrojtje të ekonomisë së ligjshme. ⚖️💵
Në 🏛️Komisionin për Mbrojtjen dhe Çështjet e Brendshme, theksova se përafrimi me standardet europiane duhet të shoqërohet me zbatim dhe përgjegjësi institucionale 👉ku 🔎Agjencia e Inteligjencës Financiare ka rol kyç në identifikimin e flukseve të dyshimta dhe bashkëpunimin me institucionet ligjzbatuese.
Pirro Vengu retweeted
Glad to start my tour of the Western Balkans in Albania.
Dear @ediramaal, you are working hard to turn Albania’s European dream into reality.
Focus on reforms, from justice to the environment, is key.
While maintaining a strong dialogue with society.
The goal is in sight. This is how we will reach it.
📍 Pogradec, me kolegët e Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, në një sesion kushtuar performancës së administratës shtetërore, së bashku me Komisioneren për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Departamentin e Administratës Publike, Shkollën Shqiptare të Administratës Publike, si dhe përfaqësues të institucioneve qendrore dhe të pushtetit vendor.
Ligji për shërbimin civil do t’i nënshtrohet së shpejti një reforme. Në këtë proces duhet të ndërthurim perspektivën e titullarëve me atë të nëpunësve civilë, pa harruar kurrë perspektivën dhe nevojat e qytetarëve.
Shërbimi civil nuk është privilegj. Shpesh është sakrificë dhe gjithmonë përgjegjësi.
Nga puna pranë ushtarakëve kam mësuar se administratën duhet ta konsiderojmë si një rezervë strategjike të kapaciteteve kombëtare. Vetëm kështu mund ta motivojmë trupën e shërbimit civil, ta mbrojmë, ta përgatisim për sfidat e së ardhmes dhe ta bëjmë gjithnjë më profesionale e më pranë qytetarit.
Mirënjohës programit të qeverisë zvicerane për mbështetjen në forcimin e administratës sonë. 🇦🇱🤝🇨🇭
🤝 Së bashku me eurodeputetët e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–BE, u takuam me disa prej banorëve të Zvërnecit për të diskutuar dhe dëgjuar shqetësimet e tyre.
Detyra jonë fillon pikërisht këtu: te dëgjimi i qytetarëve dhe adresimi i çdo problematike të tyre. 🇦🇱🇪🇺
Pirro Vengu retweeted
Uroj dhe besoj që përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor, që nga drejtuesit e dy këshillave dhe me radhë drejtuesit e institucioneve të gjyqësorit, do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për t’u ulur së bashku në një tryezë pune pa humbur kohë, e për të adresuar temën e sistemit të pagave të magjistratëve në funksion të një zgjidhjeje të qëndrueshme afatgjatë, e cila i garanton ata përgjithnjë po njëkohësisht garanton edhe ekuilibrin e përgjithëhershëm të piramidës shtetërore të pagave. Tryeza jonë do të mirëpresë edhe pjesëmarrjen e ekspertëve të Këshillit të Europës, si edhe kontributin e Komisionit Europian për Efiçencën e Drejtësisë. Magjistratët e Shqipërisë nuk duhet ta harrojnë se shkalla e tyre deri dje e paimagjinueshme e pavarësisë dhe trajtimi i tyre me pagat më të larta në Republikën e Shqipërisë dhe ndër më të lartat në rajon, nuk ranë nga qielli, po mbajnë vulën e vullnetit të kësaj shumice qeverisëse, e cila nuk do konflikt me gjyqësorin po bashkëveprim institucional, në respekt të pavarësisë së ndërsjellë. E nëse kemi mosdakordësi, na takon t’i trajtojmë me urtësi dhe durim duke dhënë një shembull dinjiteti shtetëror për qytetarët tanë e njëkohësisht edhe për partnerët e Shqipërisë🇦🇱⚖️🇪🇺
Pirro Vengu retweeted
Hrvatska prima na znanje prvostupanjsku presudu Specijaliziranih vijeća Kosova. Riječ je o nepravomoćnoj presudi te ne želimo prejudicirati konačni ishod postupka.
Istodobno, ova presuda ne mijenja povijesni kontekst rata na Kosovu niti činjenicu da su Kosovo i njegovo stanovništvo bili žrtve represije i teških zločina Miloševićeva režima.
Individualna odgovornost pojedinca ne može biti osnova za relativiziranje tih zločina niti za dovođenje u pitanje slobode i neovisnosti Kosova.
Është tashmë e qartë për të gjithë se sa i gabuar ishte vendimi për krijimin e Gjykatës Speciale, e cila sot u bë streha e padrejtësisë.
Ishte rrëqethëse t’i dëgjoje këto dënime të shqiptoheshin “në emër të popullit të Kosovës”. Një gjykatë e vendosur jashtë Kosovës dhe pa gjyqtarë nga Kosova përdori emrin e popullit të saj për të dënuar luftëtarët e pavarësisë sonë të dytë.
81 vjet burg për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Radovan Karaxhiçi, i dënuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, mori 40 vjet në shkallë të parë. #JoNëEmrinTim!
Drejtësia nuk mund të shpallë faj duke e shkëputur çështjen nga konteksti historik: Kosova ishte viktima. Serbia e Millosheviçit ishte agresori. UÇK-ja luftoi për liri. NATO ndërhyri për t’i dhënë fund spastrimit etnik.
Sot mendimet e mia shkojnë te katër të dënuarit dhe familjet e tyre, që prej afro gjashtë vitesh përballojnë peshën e rëndë të këtij procesi. U qëndrojmë pranë.
Besnikëria jonë ndaj Perëndimit nuk kërkon heshtje përballë padrejtësisë. Ajo kërkon besnikëri ndaj vetë parimeve mbi të cilat Perëndimi është ngritur: lirisë, barazisë dhe drejtësisë.
Këto dënime duhet të rrëzohen në apel. Kosova, Shqipëria dhe shqiptarët, duhet të ndërmarrin çdo hap të mundshëm ligjor dhe institucional.
Historia e shqiptarëve nuk mund të falsifikohet në sallat e gjyqit. 🇽🇰🇦🇱
#LiriaKaEmër
























