Gëzim Selaci (@gselaci) header
Gëzim Selaci (@gselaci) profile picture

Sociology professor, University of Prishtina. Shpotitës i pushtetit dhe ideologjisë. Nuk ndërveproj me profile anonime ose të rreme.

Prishtinë, Kosova/o
Joined October 2008
Photo by Gëzim Selaci (@gselaci)Photo by Gëzim Selaci (@gselaci)Photo by Gëzim Selaci (@gselaci)Photo by Gëzim Selaci (@gselaci)Photo by Gëzim Selaci (@gselaci)Photo by Gëzim Selaci (@gselaci)Photo by Gëzim Selaci (@gselaci)Photo by Gëzim Selaci (@gselaci)Photo by Gëzim Selaci (@gselaci)Photo by Gëzim Selaci (@gselaci)
Mirë se ju ka pru Zoti! Këtu jeni të sigurt nga patronizimet dhe fyemjet--të njëjtën e pres prej jush--përveç nëse fyheni nga tekat e mia, nga shija jeme estetike, nga vullneti jem për kritikë e shpoti të dukurive e ideve, por assesi të personave privatë. Juaji sinqerisht, G
10
Kurti IV: Nga mbizotërimi politik drejt çpolitizimit të hapësirës politike. Që kemi mbërri në fundin e historisë së politikës tradicionale dhe kemi hyrë në një fazë të re të politikës të mbizotëruar nga LVV-ja, ka qenë e dukshme prej vitesh dhe këtë e kemi konstatuar tashmë. 1/3
1
1
163
Për më shumë, gjithçka rreth Albin Kurti është e çpolitizuar: partina e tij, presidenti, opozita, madje edhe protesta. Kështu, po konsolidohet një epokë postpolitike, në të cilën Kurti mbetet i vetmi që përcakton agjendën, imponon temat dhe dikton tonin e debatit politik. 2/3
1
104
Ndërsa pushteti politik përqendrohet gjithnjë e më shumë rreth një figure, politika si hapësirë e pluralizmit, kundërshtimit dhe artikulimit të alternativave po zbrazet nga përmbajtja. 3/3
1
36
Për përrallën politike të ‘kthimit në fenë e të parëve’ përballë mitit politik ‘Feja e shqiptarit është shqiptaria’, si dhe për përrallën politike të ‘partive të krahut të luftës’ përballë mitit të luftës çlirimtare si ndërmarrje e përbashkët kombëtare koha.net/opinion/dy-perralla…
2
82
“Kërkoj urgjentisht marrjen e masave ndaj të gjithë zyrtarëve që kanë dështuar rëndë në përmbushjen e detyrave të tyre…duke lejuar që rreziku për jetën time të vazhdojnë” POROSIA e fundit e Arlinda Zekës, viktimë e radhës e shoqërisë mizogjene që “me ligj në dorë e vritka gruan”
4
151
Një përpjekje imja modeste drejt një dallimi konceptual midis përrallës politike dhe mitit politik. Miti orienton veprimin politik drejt lirisë, drejtësisë e barazisë, ndërsa përralla natyralizon mbizotërimin, hierarkinë, përjashtimin dhe pabarazinë. sbunker.org/analize/miti-pol…
1
64
Fik dritat e studios për ty > Fik radarët e shtetit për ty Fli qetë zemër në republikë e edramës
2
80
Ndihem shumë i vlerësuar që një opinion imi është përmendur në emisionin ADN të pedagogut dhe gazetarit Ilir Yzeiri, në Radio Televizionin Shqiptar, një hapësirë e rrallë për debat, mendim kritik dhe reflektim në mediat shqiptare. youtu.be/2tlRU99sBug?t=290
101
Foto nga një periudhë e mbushur me kërkim, diskutime akademike dhe reflektim mbi përvojat e jetës së përditshme gjatë luftës në Kosovë dhe mënyrat se si ato kujtohen e rrëfehen sot.
1
5
166
Këtë punë pata mundësinë ta zhvilloj në Universitetin e Grazit, në kuadër të programit Fellowships Post-Doc Grant, me mbështetjen e OeAD (Austria’s Agency for Education and Internationalisation).
54
"Nuk bohet nami me shkelë kushtetuten", foli teleanalisti :/
53
Ditë jo e mirë për Kosovën. Por, Kosova duhet të dalë fituese ose, së paku, e fortë nga kjo ditë. Vendimi i 16 shtatorit i Gjykatës Speciale nuk është edhe aq i keq sa përpiqet ta paraqesë propaganda armike dhe mendjelehtësia jonë. 1/10
1
1
8
339
Kujtesa kombëtare dhe ndërkombëtare e një lufte zakonisht është shumë më e gjerë se aktgjykimet individuale. Me kalimin e kohës mund të stabilizohet një narrativë më komplekse për luftën, përtej narrativës bardh-e-zi, luftë e pastër vs luftë kriminale. 9/10
1
1
2
582
Prandaj, është mirë të marrim mësim nga rasti i kroacisë, e të braktisim përrallat me të cilat i japim autogola në rrafshin ndërkombëtar dhe e dëmtojmë kujtesën tonë kolektive për luftën çlirimtare, si është kjo "Gjykata speciale dënoi luftën e UÇK-së". 10/10
2
105