Dhuna që pamë në rrugët e Tiranës nuk mund të shihet e shkëputur nga sjellja e opozitës as sot në Kuvend. Duke penguar zhvillimin normal të seancës, ajo zgjodhi sërish bllokimin në vend të debatit dhe kaosin në vend të dialogut.
Policia nuk është armiku i qytetarëve. Ajo është në shërbim të tyre, për të mbrojtur jetën, sigurinë dhe rendin publik. E drejta për të protestuar është themelore, por dhuna nuk mund të jetë kurrë përgjigjja.
Kur refuzohet komunikimi dhe përgjigjja ndaj ftesës për dialog është dhuna, nuk kemi më të bëjmë me kërkesë për zgjidhje, por me zgjedhjen e përplasjes. Me dhunë nuk imponohet e drejta, as me shkatërrim ndërtohet e ardhmja.
Kush shkatërron duhet të paguajë. Kush dëmton pronën e tjetrit dhe pronën publike duhet të mbajë përgjegjësi.
Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët dhe askush nuk fiton kur ajo shkatërrohet. Pakënaqësitë në radhët e studentëve e jo vetëm dhe çdo zemërim nuk duhet të bëhet arsye për shkatërrim. Asnjë protestë nuk duhet të rrezikojë fëmijët tanë dhe mundin e një jete të tërë.
Të mos lejojmë që ky zemërim, sado i përligjur e i nxitur të jetë, të shkatërrojë të ardhmen tonë! Të zgjedhim arsyen përballë dhunës, dialogun përballë përplasjes dhe përgjegjësinë përballë shkatërrimit.
#StopDhunës #MbroniFëmijët #MbroniBizneset
Tirana nuk është plaçkë politike që mund të digjet për interesat e askujt! Shqipëria nuk mund të mbahet peng i flakëve, gurëve dhe urrejtjes së atyre që, kur nuk arrijnë të bindin me ide, zgjedhin të shkatërrojnë.
Dhuna në protestat e këtyre dy ditëve duhet dënuar fort dhe pa ekuivoke. Nuk është protestë që ka të bëjë me studentët, nuk janë studentët ata që kryejnë aktet vandale ; problemi është politika e vjetër e Sali Berishës, që nxit dhe udhëheq dhunën për interesa politike,
Seanca maratonë e së enjtes në Kuvend, ku votuam reformën territoriale. Hedhim kështu një hap të rëndësishëm drejt një pushteti vendor më të fortë dhe më funksional.
Sfida jonë është që reforma të shoqërohet me decentralizim real, më shumë autonomi dhe përgjegjësi për bashkitë.
Kemi përpara një punë të madhe, që kërkon analizë, përgjegjësi dhe vullnet për të përmirësuar atë që nuk funksionon.
Bledi Çuçi retweeted
Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese🇦🇱
Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste🌹
Bledi Çuçi retweeted
Përsëri Tirana pa kokë dhe përsëri kryetari i zgjedhur e i pagëzuar rishtaz nga vetë Kushtetuesja si i vetmi në detyrë dhe i palëvizshëm nga detyra, nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq!
Po, rregulli e do që vendimet e gjykatave të respektohen dhe unë i nështrohem gjithnjë këtij rregulli - madje as nuk i komentoj vendimet përpara formës së prerë.
Por, përtej faktit që kalvari i Erion Veliajt është unikal në historinë e Europës demokratike dhe gjithashtu faktit që ende nuk shihet gjëkundi prova e rrezikshmërisë ekstreme, e cila mund të arsyetojë kyçjen e pambarimtë në qeli të një të zgjedhuri nga populli, ka një të vërtetë tjetër të hidhur:
Askush s’po do t’ia dijë për koston përditë e më të lartë të të parit kryeqytet në botë, që prej thuajse dy vjetësh jeton me kokë të prerë dhe për haraçin që thuajse 1 milionë banorë duhet t’i paguajnë përditë këtij eksperimenti të paparë e të padëgjuar juridik, social dhe ekonomik.
Bledi Çuçi retweeted
E pabesueshme, po e vërtetë që një gjykatës e kupton kështu pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar…
Bledi Çuçi retweeted
So, for your particular breed of lazy democrats, preventing parliamentarians from entering the opening session of Parliament is “dissent”?
Perhaps it looks that way from the comfort of your keyboard. But not to your Albanian colleagues, from right to left, who were forced to run a gauntlet of verbal abuse and physical violence, with eggs and even stones thrown at them, merely to reach their workplace.
Are you not ashamed to endorse such despicable behaviour and sell it as democratic dissent? Apparently not.
By the way, watch how an honourable Member of Parliament, a respected academic and a widely known advocate for women’s rights, is abused by your role models of “dissent” while merely trying to reach her workplace.
And this was not even the worst of what your Albanian colleagues had to endure yesterday.
Anything to say about this particular form of “dissent” from your lofty democratic pulpit? Or does your concern for democracy end where inconvenient facts begin?
And please, give Albania a break and do not drag Albania into your digital swamp. Albania is a genuinely free country and much more democratic then your narrow minded politics. It does not deserve to become chewing gum in the mediocre mouths of people who trade facts for cheap political engagement🤡
Kuvend🇦🇱🏛️- Nisja e sesionit të ri parlamentar, me një përgjegjësi të madhe dhe një vizion të qartë, ta çojmë Shqipërinë në BE. Me Besë, Prani Besnike dhe punë konkrete, do të jemi pranë qytetarëve dhe të përfaqësojmë me dinjitet çdo besim që na është dhënë.














